Kryemadhi: Protestoni, largimi i Edi Ramës do të shpëtojë Shqipërinë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi n ga Kavaja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 shkurtit, kundër qeverisë.
“Protesta e 16 Shkurtit as nuk fillon dhe as nuk mbaron me 16 Shkurt sepse janë bizneset e vogla, të cilat çdo ditë edhe më shumë po falimentojnë dhe po mbyllen për shkak të taksave të larta. Prandaj, protesta e bizneseve të vogla ka ditë që ka filluar, ka ditë dhe muaj që ka filluar dhe pse ne nuk e shikojmë. Është protesta e naftëtarëve, është protesta e minatorëve, është protesta e mësuesve, të cilët presin që të merrnin pagën 13, por nuk mund ta merrnin. 16 Shkurti do të jetë një datë që ne do të mblidhemi të gjithë, do të mblidhemi të gjithë pa dallim bindjesh politike sepse nuk është më çështje ideologjie dhe as rrotacioni politik. Tashmë situata, në të cilën ndodhet Shqipëria është mjaft alarmante. Pse e them këtë? E them këtë sepse 80% e popullit të Kavajës kanë fëmijët e tyre që janë emigrantë në Itali apo dhe në shumë vende të tjera të Bashkimit Europian. Dhe jam e bindur që edhe Kavaja është një nga qytetet që mund të ketë përqindjen më të lartë për të pasur Shqipërinë në BE. “
Sipas Kryemadhit situate në Shqipëri është alarmante dhe se largimi i kryeministrit Edi Rama është mision kombëtar.
“Prandaj që Shqipëria të jetë një vend si të gjithë vendet e tjera të BE-së, sepse o i takon Shqipërisë për të qenë evropiane, o s’i takon vendi tjetër, se është në mes të Europës. Prandaj për t’u hapur dhe për ta pasur Shqipërinë një vend europian, ashtu siç e meritojnë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, ashtu siç e meriton populli shqiptar, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Të largojmë Edi Ramën në mënyrë të tillë që t’i krijojmë shanse të barabarta të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pa dallim bindje politike, pa dallim feje, pa dallim krahine dhe ideje. Largimi i këtij Kryeministri që ka marrë peng PS-në, qeverinë dhe Parlamentin, nuk është më vendim politik dhe as aksion politik. Prandaj të iki Edi Rama që të shpëtojë Shqipëria dhe shqiptarët një orë e më përpara.”




