Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të dielë një takim me strukturat e kësaj force politike në Elbasan.

 

Në këtë takim Kryemadhi ka kërkuar që të hënën të gjithë mbështetësit e LSI-së të mbështesin protestën e studentëve në Tiranë.

 

“Problemi i Ramës janë studentët në rrugë. Studentëve nuk do ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave. Studentët nuk protestojnë vetëm për vete, por edhe për familjarët që sakrifikojnë për shkollimin e tyre. Dua që t’i shtrini dorën të gjithë të rinjve për të marrë pjesë në protestën e nesërme. Nuk ka të bëjë me thirrjen e LSI, por të një gruaje që lufton për fëmijët e vet. Çdo shqiptar do ta bënte këtë për fëmijët e vet. Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, pasi dreqi brenda është mallkim për shqiptarët. Më mirë djepi bosh se dreqi brenda, e pra më mirë pa kryeministër se sa me Edi Ramën kryeministër. Të bashkohemi për të përmbysur këtë të keqe te madhe. E keqja e madhe nuk është PS, por Edi Rama.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *