E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kryemadhi për vendimin e Maqedonisë: Vlerësoj rolin pozitiv të faktorit shqiptar

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas votimin të ndryshimeve kushtetuese nga parlamenti maqedonas për ndryshimin e emrit, në bazë të marrëveshjes me Greqinë.

 

Reklamë

Kryemadhi në profilin e saj në Twitter shkruan se ky është një zhvillim pozitiv, që i hap këtij vendi rrugën për anëtarësimin në NATO dhe BE

 

“Përshëndes rezultatet e votimit në parlamentin e Maqedonisë fqinje për emrin, sipas Marrëveshjes së Prespës. Ky është një zhvillim pozitiv, që i hap këtij vendi rrugën për anëtarësimin në NATO dhe BE. Kontributi i drejtpërdrejtë për forcimin e paqes, sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon. Përshëndes dhe vlerësoj rolin shumë pozitiv të faktorit shqiptar në këtë zhvillim historik”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë