E ftuar në emisinin “ 7 pa pesë” në Vizion Plus, Monika Kryemadhi ndryshe nga zërat e dalë në media në lidhje me bojkot të zgjedhjeve lokale nga opozita, ka deklaruar të kundërtën.

 

Kryetarja e LSI pohoi se forca politike që drejton ka nisur përzgjedhjet e kandidatëve si për këshilltare bashkiakë ashtu edhe për kandidatet për kryetar bashkie.

 

Kryemadhi sqaroi edhe aksionine radhës opozitar.

 

“Mbaruam atë që kishim për të bërë. Tani do kemi aktivitete të tjera. Opozita tani është e bashkuar dhe Rama është në minorancë. Do fillojmë diskutimet me strukturat e partisë pastaj me qytretarët dhe më pas do vendosim për protestat.”

 

Më tej ajo u ndal tek vetting në politikë , një propozim I opozitës që ka sjelle debate mes forcave politike.

 

“Ne kemi nevojë për deputet që mbrojnë interest e qytetarëve që flasin pasi dhe debate e zhvillon arenën politike, Nuk kemi nevojë pë kukulla që rrinë për të zbukururar vendin. Vetingu në politikë nuk do ti sjelli dhunë por do të sjellë diskutim.”

 

Kryemadhi shtoi se marrëdhënia e kushtëzuar e opozitës është e nevojshme por në asnjë mënyrë djegia e mandateve pasi, atë na e kanë dhënë qytetaret dhe vetëm ata vemdosin për këtë gjë, u shpreh drejtuesja e LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *