Subscribe

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur nga Saranda se LSI së bashku me Frontin Opozitar ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Në fjalën e saj para strukturave të LSI në këtë qytet Kryemadhi ka thënë se në bashkëpunim dhe me strukturat e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane, Partisë Agrare dhe të gjitha partive të tjera të cilat janë pjesë e Frontit Opozitar do të rakordohen.

“Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkërisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar, kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja”.

 

Ndër të tjera kryetarja e LSI, ka shtuar se tashmë ato janë në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *