E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryemadhi në “Quo Vadis”: Jam operuar për kancerin e qafës së mitrës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zbuloi mbrëmë për herë të parë se ka kryer një operacion për kancerin e qafës së mitrës.

 

Nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Kryemadhi deklaroi se është futur në sallën e operacionit një vit më parë. Ajo ju bëri thirrje nënave dhe vajzave që të vaksinohen pasi ky është një problem serioz.

 

“Para 1 viti kam bërë një operacion për kancerin e qafës së mitrës, i them të gjitha nënave që t’i vaksinojnë vajzat e tyre. Kjo është më e rëndë se COVID-i. Unë besoj te mjeku dhe institucioni dhe te ajo që shkenca ka bërë të mundur.”

Më shumë video

Reklamë