Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Romë për të marrë pjesë në forumin “Dialoghi Mediterranei”, Strategie per energia, Infrastrutture ed agrialimentare.

 

Ky është një forum që do të mbahet Forumi në ambientet e Senatit Italian ka mbledhur aktore kyç në strategjitë zhvilluese të rajonit dhe sektorëve të rëndësishëm si ai i energjisë, infrastrukturës e bujqësisë në rajonin e Mesdheut.

 

Pjesë e këtij fotumi do të jenë gjithashtu figura kryesore të politikës dhe medias italiane si Armando Siri, nënsekretar i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Vito Rosario Petrocelli, President i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, Marta Grande, Presidente e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Italian; Maurizio Gasparri i Komisionit të Mbrojtjes së Senatit.

 

Pjesëmarrës për përshëndetje institucionale të Forumit kanë qenë dhe Senatorja Elena Testor, Senatori Stefano Lucidi, Presidenti i RAI Marcello Foa, Amb. Sebastiano Cardi, Drejtor i Përgjithshëm për çështjet politike e të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë. Gjatë zhvillimeve të forumit Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime me disa nga personalitetet politike italiane pjesëmarrëse në forum.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *