E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi në Cërrik: Rama po licenson bandat kriminale

Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të premte ka zhvilluar një takim me  strukturat e forcës që drejtëon në Cërrik, ku ka komentuar aktualitetin politik por jo vetëm.

 

Reklamë

Në fjalën e saj Kryemadhi ka theksuar se krimi e ka mbërthyer vendin për shkak se ka përkrahje politike. Kryemadhi kërkoi mbështetjen e banorëve të Cërrikut për të rrëzuar Ramën, të cilin e bën përgjegjës për situatën.

 

“Ky kryeministër po ju bën keq shqiptarëve. Ata sot janë më të varfër, më pak të punësuar. Kemi një kryeministër që gënjen, shëndetësinë falas e ktheu në shëndetësinë më të shtrenjtë në rajon. Kemi një taksë që rritet më shumë. Ç’na ka ngelur tjetër? Të bëjmë vetëgjyqësi se me votë dhe logjikë nuk merr vesh ai. Ky njeri çdo gjë e ka ndërtuar në bazë të pazareve dhe tarifave. Rama nuk e pranon vettingun në politikë sepse po licenson bandat kriminale. Ai ka frikë nga ikja nga pushteti, por dhe nga revolta popullore. Duke i përulur shqiptarët, ai do që t’i kontrollojë ata.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë