E diel, 11 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi mohon akuzat e SPAK: Fëmija im 6 vjeç duhej të operohej, edhe për ndërhyrjen e Metës kam paguar unë

Monika Kryemadhi ka mohuar që të ketë shpenzuar para për ndërhyrje estetike jashtë vendit.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se ishte fëmija i saj 6 vjeç që është operuar.

Reklamë

Kryemadhi shtoi gjithashtu se edhe Meta ka bërë një operacion, të cilin e ka paguar ajo dhe ish-presidenti nuk e di sa ka kushtuar.

“Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen ku thotë 106 mijë euro kushtuan operacionet. 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë thënë se nuk jeton më nëse nuk kurohet. Ka bërë dhe Meta një operacion shëndetësor, që e kam paguar unë cash dhe nuk e di Ilir Meta sesa kushtuar. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë në jetën e vet asnjë shishe ujë. Kam qenë dhe unë që kam marrë dhe rrogën e Metës në bankë”, tha ajo. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë