E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Me ne, jetesa do të jetë më e lehtë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi premtoi se nëse në 25 prill votëbesohet opozita, jetesa e shqiptarëve do të jetë me e lehtë.

 

Nga Dibra, ku prezantoi drejtuesin politik të këtij qarku, Hajri Laçin, Kryemadhi tha se është problem i madh largimi i të rinjve.

 

Reklamë

Ajo e ndali theksin te rikthimi i tyre dhe te investimet për të cilat ka nevojë Dibra.

 

“Situata në Shqipëri me largimin e të rinjve, ka bërë që këta të fundit nuk duan të kthehen më. Cilësia e mësimdhënies ka rënë shumë, por edhe problemet ekonomike. Ne duam t’ua bëjmë sa më të mire jetesën, sa më komode. Ne kemi një program me 5 pika, që tregon dhe angazhimin tonë në 5 muajt e parë të qeverisjes. Kemi një ditë intensive, por ka emocione brenda. Më kujton emocionet e fushatës së 2009 që ka një ritëm tjetër nga e sotshmja. Unë i uroj suksese doktorit, kanë ngelur ende mësues e inxhinierë në Dibër që kontribuojnë për qytetin. Faleminderit të rinjve, që është nder ti kesh. Të kesh të rinj që po largohen çdo ditë është sfidë e madhe, sepse ne do të rikthejmë disa aspekte të tjera në qarkun e Dibrës, Dibra është një pikë historike dhe turistike duhet ta zhvillojmë më shumë.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë