Subscribe

Monika Kryemadhi, nga takimi elektoral që realizoi këtë të shtunë në Tiranë, shprehet se mori një energji të jashtëzakonshme. Sipas saj, kjo energji tregon një dëshmi të rritjes së fitores së LSI më 25 prill.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi është e bindur se LSI do të jetë një forcë vendimtare për qeverisjen e ardhshme.

 

“Energji e jashtëzakonshme sot në Tiranë!  Dëshmi e rritjes së pandalshme dhe fitores së madhe të LSI në 25 prill.  LSI është Forcë Vendimtare për fitoren e 25 prillit dhe qeverisjen e ardhshme.  Jemi zëri juaj, forca juaj, dhe vota për LSI nr. 6 është votë për integrimin Europian, për punësimin, ekonominë dhe mundësitë për të gjithë shqiptarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *