Kryemadhi: LSI është parti e të ardhmes së Shqipërisë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi premtoi ndryshim për qytetarët pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas saj, LSI do të luajë një rol kryesor në këtë drejtim sepse është partia e të rinjve.
Deklaratat Kryemadhi i bëri gjatë një takimi me banorët në njësinë 11 në Tiranë.
“LSI-ja nuk është partia e një njeriu LSI-ja është partia e të rinjve dhe të rejave, LSI-ja është partia e të ardhmes së Shqipërisë. Sepse në fund të fundit ajo që ne duam është të jetojmë dhe të punojmë në Shqipëri, të ngremë shumë gjëra të cilat garantojnë dhe e bëjnë jetën e çdo qytetari prezent. Ajo që ne kemi dëshirë dhe që sot ndoshta dhe të gjithë bashkë, edhe pse para shumë viteve kemi qenë në drejtime të ndryshme, sot jemi të gjithë bashkë, na ka bashkuar një qëllim, i cili është për të ndryshuar të gjithë atë lloj arrogance dhe sjellje arrogante të çdo lloj politike apo politikani, çdo qeveritari ndaj qytetarëve.”




