E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kryemadhi: LSI djeg mandatet e deputetëve në parlament

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se grupi parlamnetar i partisë që ajo drejton ka vendosur djegien e mandateve,

 

Kryemadhi në fjalën e saj ka theksuar se Djegia e mandate është rruga e mandateve si e vetmja rrugë për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e shtetit

 

“Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare. Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegja e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lire. Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegjen e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi.”

Më shumë video

Reklamë