Subscribe

Monika Kryemadhi shfrytëzoi një takim me strukturat e LSI në Korcë për të akuzuar Ramën dhe drejtues të tjerë të PS si të lidhur me krimin dhe me oligarket.

 

Sot kupola drejtuese e Rilindjes e ka kthyer Partisë Socialiste në parti të interesave të klientëve të rradhës, të oligarkëve, të krimit të organizuar dhe thellësisht me qëndrime të pastra antikombëtare.Politikat e saj ekonomike po sjellin sot varfërimin e shtresave të pambrojtura, shtimin e papunësisë dhe mungesën e prespektivës. Ata po mbyllin hapësirat ekonomike për konkurrencën e lirë. Administratën e kanë kthyer në një detashment politik, ku konkurset për vendin e punës, janë kthyer benefite për anëtarët e sektit dhe jo për ata që e meritojnë. Nga kjo kupolë sot vuajnë njësoj të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Taksat e rritura pambarimisht, çmimet e papërballueshme të mallrave që ofron shteti si uji, energjia elektrike apo shërbimi shëndetësor, po rëndojnë gjithnjë e më shumë qytetarët, biznesin e vogël dhe të mesëm, fermerët apo profesionistët e lirë.Në aspektin kombetar këto politika janë jo vetëm në shërbim të oligarkëve por janë thellësisht antikombëtare që po sjellin emigrimin masiv, shpopullimin e Shqipërisë dhe errësimin e perspektivës për të rinjtë,ndaj sot Opozita është e gjitha e bashkuar. Bashkë me ne janë edhe socialistët e thjeshtë, që vuajnë njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë të vendit, këtë politikë të mbrapshtë.

 

Kryemadhi akuzoi Ramën se vec premtimeve boshe nuk ka bërë asgjë për të nisur punën mbi sistemimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti

 

Drejtuesja e LSI shtoi se Opozita e Bashkuar e detyroi Rilindjen dhe Edi Ramën të pranojë zgjidhjen e opozitës për reformë zgjedhore, e cila i hap rrugën jo vetëm integrimit të vendit, por edhe krijimin e mundësive reale për zgjedhje të lira të ndershme e të parakohshme.

 

Opozita mori përgjegjësinë e saj përpara jush për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman jo vetëm e tij por dhe e bashkimit europian, për të bërë të mundur hapjen e negociatave në muajin mars. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet dhe mosdashjen e saj për të integruar vendin në BE.Tashmë i duhet kësaj Qeverie të paaftë të mos mbajë më peng të ardhmen Evropiane të Shqipërisë.Tashmë është kjo Qeveri e lodhur që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.Tashmë është kjo Qeveri dhe ky Parlament monopartiak, që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës.Me marrjen e përgjegjësisë nga ana e Opozitës së Bashkuar për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që  ne mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *