Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  pasditen e kësaj të enjteje ka qenë në Lezhë ku ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë dhe ka komentuar tryezën për Reformën Zgjedhore.

 

Në fjalën e saj para antërëve të partisë ajo ka theksuar se Këshilli politik i mbledhur për reformën do të çojnë në zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme, nëse nuk ndryshon asgjë nga propozimet e opozitës.

 

“Reforma Zgjedhore, e cila është një nga kushtet e para të Bundestagut dhe e vetmja pikë, për të cilën opozita duhet të bënte rolin e saj. Miratimi i saj pa asnjë ndryshim nga këshilli politik do ti hapi rrugën Shqipërisë për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme. Në se kjo gjë nuk ndodh nuk ka më ambasadë dhe ambasadorë, ndërkombëtarë dhe kombëtarë që të mbulojë përgjegjësimnë e Edi Ramës, por edhe partnerëve tanë se i vetmi njeri që nuk do integrimin, dhe nuk do që Shqipëria të jetë vend i barabartë është Rama dhe sekti i Rilindjes”.

 

Më tej Kryemadhi u shpreh se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk është marrëveshje, por dakordësim.

 

Gjithashtu kryetarja e LSI-së ka deklaruar ndër të tjera se qëllimi i vetëm I opozitës është që ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

“Sot më shumë se kurrë ne jo vetëm në Lezhë por kudo në Shqipëri, kemi një qëllim. Dhe qëllimi ynë është shumë i qartë. Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Sepse në fund të fundit ky është vendi ynë, ky është vendi ku ne jemi rritur, ky është vendi ku ne kemi pasur emocione dhe memoriet tona më të bukura por edhe më hidhurat, të cilat na kanë bërë më të fortë, më të strukturuar dhe më të mbledhur rreth njëri tjetrit. Ky është vendi për të cilin ne kemi luftuar, jo vetëm ne por breza të tërë të cilët i kanë mbijetuar hordhive të ndryshme pushtuese me mijëra vjet. Prandaj shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave është një nga luftërat më të rrezikshme që në gjithë këto shekuj e dekada Shqipëria po përballet sot më shumë se çdo herë tjetër. Duke u nisur nga kjo kambanë alarmi i cili është shpopullimi i Shqipërisë, një nga efektet më negative që po kalon Shqipëria. Fshatra të cilat braktisen pafundësisht, hektarë të tërë toke, të cilat nuk punohen. Pemëtore të tëra, të cilat shkulen ose thahen, për shkak të mos punimit ose për shkak edhe të mos funksionimit të tyre sepse të rinjtë dhe të rejat largohen. Është një nga problemet që ne kemi më shumë nga të gjithë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *