Kryemadhi kërcënon: Do ti bllokojmë rrugët 24 orë në 24

Monika Kryemadhi deklaroi nga Durrësi se mosbindja civile nga opozita nuk ka nisur ende, duke paralajmeruar se aksioni politik do të përshkallezohet nëse nuk merret një përgjigje për kërkesat e opozitës.
Liderja e LSI tha se nese edhe ky aksion nuk funksionon, rruget do te bllokohen 24 ore.
“ Bllokimi I rrugëve nuk ka filluar ende. Ky nuk është tamam bllokim rrugësh. Do ta shihni kur ti bllokojmë 24 orë në 24. Nuk ka asnjë rrezik përplasje me policine pasi shumica e uniformave blu janë me kauzën tonë. Administrate është e rrënuar dhe jashtë funksiononit. Është administrate politike dhe ne funksion të qeverisë.”
Gjatë një lidhje direkte nga protesta në Durrës me edicionin e lajmeve në Vizion Plus, drejtuesja e LSI i kërkoi mazhorancës që të reflektojë.
“Unë do të dëshiroja të mos kishte përshkallëzim të protestave. Unë do të dëshiroja që të shikoja një reagim nga PS-ja, për ti kthyer vlerat PS-së. Ato vlera që i kanë munguar dhe për ta rikthyer PS-në në shinat kushtetuese, në atë kornizë të social-demokracisë së vërtetë, ngrihet mbi bazat e demokracisë dhe ngrihet mbi bazat e vlerave sociale. Përshkallëzimi nuk është mirë as për PS-në, as për qeverinë, as për atë Parlament ilegjitim, por mbi të gjitha nuk është mirë për shqiptarët. Këto akoma nuk kanë filluar që të kuptojnë që mosbindja civile dhe përshkallëzimi i protestave akoma nuk ka filluar. Jemi akoma në atë shkallë për ti kuptuar dhe për ti thënë që sot shqiptarët, jo opozita, por shqiptarët janë të gatshëm për t’u përballur dhe për ti dhënë fund këtij gjenocidi heshtës që ka bërë Edi rama ndaj qytetarëve. Kapja e shtetit nga duart e 5 oligarkeve ka sjelle edhe këtë situate kaotike që po e con vendin drejt një pushteti autokrat.”
Kryemadhi shtoi se levizja popullore eshte i vetmi mjet per te larguar nje njeri i cili ka kapur sistemin dhe qe vodhi zgjedhjet e 2017.
“Keni parë ndonjë vrases serioz që dorëzohet vetë. Të gjithë janë kapur nga sistemi. Rama në këtë rast e ka kapur sistemin. Në këtë rast është thelbësore lëvizja popullore për një sistem të ri që garanton sistem të drejte arsimor, shendetesor, politik e gjyqësor. Zgjedhjet e 2017 kanë qënë problematike dhe kjo gjë është konfirmuar nga OSBE, apo pasi antimafia italiane ka thënë se 20 milion euro të Tahirit janë përdorur në fushate. Platforma jonë për qeveri tranzitore ngriti disa problematika, dhe ne nuk mund tia varim ujkut, melcite ne qafe duke I dhënë Ramës mundësine për të bërë zgjedhje. Ne I kemi shumë të qarta idetë për qeverine tranzitore.




