Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli për mediat pas homazheve të kryera tek “Varrezat e Dëshmorëve” në kuadër të 74 vjetorit të Ditës së Çlirimit.

 

Do doja që në emër të LSI, nëpërmjet këtij ceremoniali, ku vendosim kurorat çdo vit, respektojmë dhe të nderojmë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të gjithë ata djem dhe vajza që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e tyre, për  ta renditur Shqipërinë si një vend fitues, në luftën kundër nazifashizmit. Nderimi ynë ndaj këtyre djemve dhe vajzave është më e pakta që mund të bëjmë për  ta sepse ata janë të cilët i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe nuk i morën asgjë.

 

Kryemadhi shtoi se nderimi i LSI-së për dëshmorët e atdheut do të jetë pafundësisht, jo vetëm thjesht  në një ditë ceremoniale por do të jetë pafundësisht duke i kujtuar ata, duke i vlerësuar ata dhe duke i vendosur ata në historinë e shqiptarëve, të cilët e kanë të domosdoshme për t’jua kujtuar herë pas here.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *