Forca e Lëvizjes Socialiste për Integrim është tek të rinjtë, tha kryetarja Monika Kryemadhi. Në një takim që pati me të rinjtë e Fierit, ajo deklaroi se qeveria socialiste nuk kujtohet për ta, veçse kur ka nevojë.

 

“Djemtë dhe vajzat janë të pamundur dhe të kërrusur për shkak të frustimit të të gjithë shoqërisë tonë kjo nuk do të thotë që djem dhe vajzat tona nuk do të jenë të zotë për të ndryshuar këtë realitet. Në fakt rilindja nuk bëri gjë tjetër veçse i detyroi të rinj dhe të rejat e Shqipërisë për tu larguar, nuk i vlerësoi asnjëherë ata por përkundrazi kujtohet për ta vetëm kur ka hall dhe nevojë, kujtohet për ta kur shikon që dikush tjetër lëviz me ta, kujtohet për ta kur shikon që dikush tjetër merret me ta. Nuk dua të ndalem siç ka bërë rilindja me të rinjtë dua të them se çdo të bëjmë ne me të rinjtë, ne kemi bërë shumë por kemi akoma dhe shumë për të bërë, themeli i LSI janë të rinjtë, forca e LSI janë të rinjtë, ne besojmë tek ju, ne bësojmë te ju dhe e lëmë veten tonë në dorën tuaj sepse vetëm kështu mund të jemi më të sigurt, vetëm kështu mund të kemi forcën dhe energjinë tuaj për ta ndryshuar realitetin e hidhur.”

 

Monika Kryemadhi bëri thirrje që të ndryshojë ky realitet i hidhur, siç e quajti ajo, ku të rinjtë nuk kanë shpresë në vendin e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *