E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi firmos peticionin për rindërtimin e Teatrit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ndodhur mes protestuesve, ka firmosur këtë të mërkurë peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Bashkë me Kryemadhin, peticionin e ka firmosur edhe nënkryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe ish-deputetë të tjerë që ishin pjesëmarrës në protestë.

Peticioni, i cili kërkon ndërtimin e godinës siç ishte dhe në të njëjtin vend do të dërgohet edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë.

Protesta e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit ka nisur në orën 15:30 dhe nuk dihet kur përfundon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë