Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se forca politike që ajo drejton shumë shpejt do të paraqesë një plan të qartë me qëllim që të ndihmojë fermerët e blektorët.

 

Kryemadhi e njoftoi hartimin e planit gjatë vizitave që bëri të mërkurë në Pogradecë e në Korçë, ku u takua me fermerë të ndryshëm të cilët e njohën dhe me problematikat që përballen në shitjen e produkteve.

 

Sipas Kryemadhit ky plan do të konsistojë në sigurimin e subvencionimeve të drejtpërdrejta për çdo fermerë dhe blegtor.

 

“Vëmendja e qeverisë është inegzistente. Këta banorë nuk ekzistojnë për qeverinë shqiptare. Sepse janë të pakonsiderueshëm për të. Edhe pse punojnë çdo ditë të vitit. Sot bujqësia shqiptare i jep GDP 22% dhe vetëm 0.7% e këtij buxheti shkon në shërbim dhe në funksion apo dhe në ndihmesë të bujqësisë shqiptare. Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë bujqësia është e pasubvencionuar dhe jo vetëm kaq por vëmendja e qeverisë shqiptare është inekzistente. Qeveria është fokusuar vetëm në fasadën e saj. Në imazhin e një kryeministri në ikje dhe absolutisht nuk ka vëmendje ndaj blegtorisë, bujqësisë dhe pemtarisë. LSI së shpejti do të paraqesë një program të qartë dhe të plotë për të ndihmuar fermerët dhe blegtorët. Subvencioni do të jetë i drejtpërdrejtë tek fermerët për çdo kokë bagëti, për çdo koshere bletësh, për çdo dynym toke të punuar, për çdo serë të ndërtuar. Ku fermerët dhe blegtorët shqiptarë harxhonin më shumë kohë dhe para për të paraqitur dokumentet për të përfituar subvencionet e tyre. Ne do ta realizojmë këtë plan sepse LSI është ajo forcë e cila di ta mbajë fjalën, e ka mbajtur fjalën dhe do ta mbajë gjithmonë fjalën”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *