Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte në Durrës këtë të diel, ku prezantoi edhe programin elektoral.

 

Kryemadhi e ndali theksin tek Porti i Durrësit, teksa deklaroi se me investime, qyteti bregdetar do të kthehet në një lider në rajon.

 

Ajo premtoi se Shqipëria do të kthehet në shtëpinë e investimeve.

 

“Ky projekt për zonat e lira e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon. Durrësi me një port të tillë, e bën atë lider në rajon. Ky projekt jo vetëm që do të krijojë mundësi për të paguar, ne kemi mundësi që të kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaj, por dhe vendase. Ekonomia është tregu i lirë dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet do të ishte një avantazh për të krijuar investime dhe punësim të mire paguar. A është e vërtet që në Shqipëri s’ka investime të huaja madhore? Përveç TAP dhe disa investimeve të tjera, investimet e tjera janë zero. Kjo është e vërtetë, mjafton që të shohim se çfarë ka ndodhur me rastet e investitorëve të huaj. 25 prilli do t’i japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët. Duke krijuar një hapësirë me zonat e lira, do krijojmë këtë proces, për të mos përplasur investitorët me pronarët fiktivë apo ata të ligjshëm. Janë me mijëra vende pune që nuk janë hapur. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për 300 mijë vende të lira punë, që s’u mbajtën, por janë 600 mijë shqiptarë të larguar.. Siç është marrë peng ekonomia e Durrësit, është marrë dhe ekonomia e të gjithë shqiptarëve”, tha Monika Kryemadhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *