Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama është emri dhe fytyra e krimit të organizuar dhe beteja e opozitës nuk është as me PS-në dhe as me institucionet e shtetit.

 

Ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili e quajti protestën e nesërme bashkim kombëtar, Kryemadhi tha se protesta e nesërme duhet të jetë paqësore.

 

Ndër të tjera në deklaratën e saj për mediat Kryemadhi ka theksuar beteja e protestuesve nuk është me uniformat e policisë dhe godinat por me qeverinë.

 

“Protesta e nesërme nuk është as protestë e LSI-së, as e PD-së, por është një protestë e qytetarëve të Tiranës, por edhe e gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur dhe për të protestuar. Protesta e së shtunës është shumë e rëndësishme, sepse pjesëmarrja sa më e madhe e të gjithë njerëzve dhe njoftimi derë më derë i të gjithë komshinjve tanë, miqve tanë, familjarëve tanë, për të qenë pjesë e asaj proteste, sepse vetëm një pjesëmarrje madhështore do të shkundi nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e Kryeministrit të ikur. Beteja jonë nesër nuk është as me uniformën e policisë, as me godinën e Kryeministrisë dhe as me godinat e shtetit shqiptar. Të mos harrojmë që ata që vuajnë njëlloj si ne dhe si gjithë shqiptarët janë motrat dhe vëllezërit tanë që kanë gardhin rrethues që duhet të mbrojnë një kryeministër të ikur. Të mos harrojmë që godina dhe dhuna që ushtrohet ndaj tyre përsëri paguhen me paratë e taksapaguesve tanë. Mos harrojmë që  çdo dhunë nuk i jep vlerë protestës, por përkundrazi i jep rolin e viktimës Edi Ramës. Edi Rama nuk është viktima. Viktima janë shqiptarët. Edi Rama është emri dhe fytyra e krimit të organizuar dhe beteja jonë e pandalur dhe pa asnjë kompromis, nuk është as me Partinë Socialiste, nuk është as me institucionet e shtetit shqiptar. Beteja jonë është me krimin e organizuar, i cili ka fytyrën dhe emrin e Edi Ramës dhe kjo betejë nuk do të ndalet deri sa të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë. Largimi i Edi Ramës do të sjellë përfundimisht largimin e tranzicionit shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *