Ne vijim te konsultimeve ne lidhje me situaten politike, presidenti Meta pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha, ka pritur ne Presidence edhe përfaqesues te LSI.

 

Ne takim nuk ka qene prezente Monika Kryemadhi, drejtuesja e LSI por nenkryetari Petrit Vasili.

 

Në fokus të diskutimeve mësohet të ketë qenë e njëjta temë që u zhvillua edhe me kreun demokrat, ajo e situatës politike në vend.

 

Nderkohe në një postim në “Facebook” pas takimit te zhvilluar, Meta ka përsëritur edhe njëherë të njëjtin mesazh ku ka kërkuar përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjitha palët.

 

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.”

 

Ndërkohë më vonë kreu I shteti ka planifikuar një takim edhe me aleatët tradicional të PD.

 

Meta do të jetë në pritje edhe të kryeministrit Rama, dhe pse ky I fundit ka bërë të ditur se nuk mundet të takohet pasi ka axhendë të ngarkuar.

 

Nga ana tjetër, kreu I shtetit ka theksuar edhe njëherë se do e presë kryeministrin Rama deri në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *