E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: Çelja e negociatave është lajm shprese, të plotësohen kushtet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u bashkua në grupin e politikanëve që reaguan për vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet një shënimi në “Facebook”, Kryemadhi tha se ky lajm shprese duhet të shërbejë si shtysë për të vijuar me plotësimin e kushteve.

 

“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira. ????.”

 

Më herët reaguan edhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Vazhdo të lexosh