E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kryemadhi: “Bye bye Edi, 85 % e shqiptarëve të refuzuan”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka konsideruar procesin e sotëm të votimit si një fitore për demokracinë shqiptare. Në një postim në rrjetin social facebook, Kryemadhi shkruan se 85% e shqiptarëve e refuzuan kryeministrin Rama.

“Sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi!-shkruan kryetarja e LSI.

Vazhdo të lexosh

Reklamë