Publikimi i pamjes së parë të Barbie, të drejtuar nga Greta Gerwig , bëri që fansat në mbarë botën të çmenden pas veshjeve ikonike rozë. Trendi Barbiecore  ka përfshirë botën e modës, me individë të të gjitha gjinive dhe moshave që ‘përqafojnë’ trendin për veshjet dhe aksesorët rozë. Kjo magji në filmin e publikuar së fundmi u krijua nga dizenjuesja fituese e Oscar, Jacqueline Durran, qëllimi më i madh i së cilës ishte të krijonte një gardërobë që të ngjallte gëzim dhe të lumturonte audiencën.

 

Në një intervistë, ajo tha se qëllimi i saj ishte të sigurohej që garderoba e Barbie të pëlqehej njësoj në çdo kohë, ndonëse filmi ikonik iu ka mbijetuar shumë brezave.

 

 “Unë e fillova me vitin 1959, pastaj është plazhi, i cili është shumë i ndikuar nga fillimi i viteve ’60. Më pas është minifustani, i cili është gjithashtu pak i viteve ’60. Kështu që u përpoqa të krijoj këtë ide se po kalonim kohë, por në të njëjtën kohë doja që kalimi i kohës të lidhej me të kaluarën e Mattel-it.”

 

Më tej ajo tregoi se po shikonte se çfarë kishte bërë Mattel në ’62 ose ’65 ose ’70, dhe u përpoq të lidhte tema nga Mattel, moda dhe historia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *