Ministri i Jashtëm rus Lavrov bëri të ditur se është afër një marrëveshje që sanksionon statusin neutral të Ukrainës.

 

“Ne jemi afër një marrëveshjeje për statusin neutral të Ukrainës dhe për garancitë e sigurisë”, tha kryediplomati rus për agjencine shteterore ruse TASS.

 

“Negociatat me Ukrainën nuk janë të lehta, por ekziston mundësia e një kompromisi”, u shpreh i.

 

Lavrov shtoi se Zvicra është shprehur e gatshme që të jetë vendi që të ndërmjetësoje bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

“Në mënyrë periodike më kontaktojnë kolegë nga vende të tjera, veçanërisht nga Zvicra, e cila tradicionalisht pozicionohet si një vend ku arrihen kompromise dhe i cili është i gatshëm të ndërmjetësojë”, përfundoi deklaratën e tij Sergei Lavrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *