E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

Kryediplomati polak, vizitë në Tiranë

Pak ditë pas mbajtjes së Asamblesë parlamentare të NATO-s, që i paraprin Samitit të korrikut në Varshavë, ministri i Jashtëm i Polonisë Witold Waszczykoëski, bisedoi me homologun shqiptar Ditmir Bushati mbi sigurinë në Europë e veçanërisht në Ballkan. Situata bëhet serioze në një kohë kur Rusia ka rritur presionet ndaj kufijve të vendeve anëtare të NATO-s dhe atyre që synojnë të bëhen pjesë e saj.

“Me ministrin Bushati diskutuam mbi situatën e sigurisë. Edhe pse Lufta e Ftohtë ka përfunduar, kontinenti ynë përjeton disa probleme. Gjatë bisedës ne folëm mbi temat e sigurisë që do të diskutohen edhe në Samitin e Varshavës dhe prezencën e Aleancës në Lindje. Ne përballemi me një kërcënim nga Rusia pasi marrëveshja e Minskut nuk është realizuar”

Dy ministrant e Jashtëm pohuan se temë e bisedës ka qenë edhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Polonia interesohet në mënyrë të veçantë shfrytëzimin e kapaciteteve turistike të Shqipërisë.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video