E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Kosova

Kryediplomati gjerman: Votoni demarkacionin, heqim vizat

Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel apeloi nga Kosova, që parlamenti të ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, e cila është edhe kusht për heqjen e vizave per qytetarët kosovarë, nga Bashkimi Europian.

 

“Porosia ime për ju dhe deputetët e parlamentit është që të rregulloni marrëdhëniet me Malin e Zi, që nuk janë problematike. I bëj thirrje parlamentit të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin.”

 

Reklamë

 Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Prishtinë me kryeministrin Isa Mustafa, ministri gjerman u ndal edhe tek situata në Ballkanin Perëndimor, kur tha se frika nga rilindja e konflikteve të vjetra është ende e pranishme, por theksoi se shmangja e konflikteve varet nga hapat që do të ndërmarrin këto vende. Persa i përket çështjes se ushtrisë se Kosovës, shefi i diplomacisë gjermane tha se Kosova ka të drejtë të ketë ushtri sovrane si shtetet e tjera, por në harmoni me të gjithë. Edhe mesazhi i kryeministrit Mustafa ishte i qartë: ushtria do të bëhet në dakordësi më të gjithë, përfshirë edhe Listën serbe.

 

Pasi vlerësoi reformat e ndërmarra dhe luftën kundër krimit e korrupsionit, Gabriel apeloi që Prishtina e Beogradi t’i rikthehen dialogut, duke e cilësuar si domosdoshmëri për progresin e të dyja vendeve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë