Subscribe

Fëmijët e kopshtit 51 në Njësinë Administrative nr.4 kanë një kopësht tërësisht të rikonstruktuar. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se përmes investimeve të bëra gjatë vitit të fundit në godinat arsimore, me rritjen e cilësisë së shërbimit, është rikthyer edhe besimi tek institucionet publike. Kreu i Bashkisë tha se me rikonstruksionin e të gjitha kopshteve, nuk do të ketë më dallime me privatin për cilësinë që ofrohet. Në kopshtin nr. 51 është ndërhyrë që nga rrjeti elektrik dhe ai hidraulik, dhe më pas me ndryshimin e të gjitha pajisjeve hidro-sanitare. I gjithë ambienti është lyer, i shtruar me pllakat e nevojshme dhe shumë ndryshime të tjera, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë për fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *