Kryebashkiaku Sotiraq Filo rikonfirmon 5 administratorë, emëron dy të rinj në Korçë

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka bërë publike vendimet e reja për drejtuesit e njësive administrative.
Në pesë prej tyre janë rikonfirmuar administratorët aktualë, duke ruajtur kështu vazhdimësinë në drejtimin lokal. Bëhet fjalë për njësitë administrative Vithkuq, Bulgarec, Mollaj, Drenovë, Voskop dhe Qendër Bulgarec, ku drejtuesit aktualë do të vijojnë detyrën.
Ndërkohë, ndryshime janë bërë në dy njësi të tjera: në Voskopojë, administrator është emëruar i riu Kodhel Zere, dikur pjesë aktive e Partisë Demokratike në Korçë, ndërsa në Lekas në vend të Elsion Rukës është caktuar Panajot Hysa.
Me këto ndryshime, kryebashkiaku Filo synon të forcojë administrimin dhe të garantojë shërbime më efikase për komunitetet e Korçës.
/vizionplus.tv




