Subscribe

Kryetari i Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi ka dhënë dorëheqjen. Shkak për këtë vendim të papritur nuk kanë qenë akuzat e shpeshta nga ana e opozitës, por një informacion i fundit, që ai thotë se i ka mbërritur nga avokatët. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rroshi sqaron se gjithçka lidhet me një dënim që ka marrë në Itali, pas një ngjarjeje atje, kur ai ka qenë në moshë të vogël e për të cilën nuk ka pasur dijeni.

“Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.”

Kryebashkiaku i Kavajës, deklaron se për këtë ngjarje nuk ka pasur dijeni dhe për pasojë nuk e ka bërë pjesë të formularit të vetedeklarimit, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.

“Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi”.

Në deklaratën e tij, Rroshi thotë se që prej momentit kur vendi të futej në politikë dhe fitoi Bashkinë Kavajë, që njihej si bastion i të djathtëve, priste të bëhej objekt i sulmeve dhe akuzave të PD-së. Ai nënvizon se ka kërkuar dëshmitë e penalitetit në vendet ku ka qenë, nga të cilat provojnë se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar. Pavarësisht dorëheqjes ai deklaron se do t’i shkojë deri në fund për të fituar pafajësinë në instancat e drejtësisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *