“Brenda vitit fillon puna për disa investime të rëndësishme në lagjen 18 në Durrës.”

 

Kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kandidate e PS, Emiriana Sako, në takimin e zhvilluar me disa banorë, deklaroi se projektet që do të zbatohen në këtë lagje janë rikonstruksioni i fasadave të pallateve dhe veshja e tyre me kapotë, duke synuar eficencën e energjisë, rivitalizimi i kuartalleve midis pallateve, ndriçimi dhe ndërtimi i këndeve të lojërave për fëmijët.

 

Ajo shtoi se do të vazhdojnë projektet e mëdha, siç është ai i Eko Parkut, i cili është drejt përfundimit.

 

Sekretari organizativ i PSSH, Blendi Klosi, në fjalën e tij, tha se projektet madhore po e transformojnë qytetin e Durrësit duke e kthyer atë në qytetin me potencialin më të madh ekonomik e turistik të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *