Arrestohet autori që  tentoi të vjedhë banesën e shtetasit A. B. mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Kameras, Fushë Krujë.

Në pranga përfundoi 47-vjeçari me iniciale A.S., i cili në momentin që u diktua nga pronari ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *