Të paktën 11 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të dy operacione policore antikanabis të koduar  “Ndëshkimi 3 “ dhe  “Ndëshkimi 4”,janë vënë në pranga shtetasit, A.K., 56 vjeç, F. K., 52 vjeç, G. K., 49 vjeç, J. K., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, A. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç, S. D. 20 vjeç, K. T, 22 vjeç dhe u bë  shpallja në kerkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.

 

Nga teresia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas , në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar  bimë narkotike Canabis Sativa ne zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit  Krujë,e cila është asgjesuar në periudha të ndryshme.

 

Gjithashtu  po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”,  u bë  arrestimi në flagrancë  i shtetasve B.U., 50 vjeç, dhe  S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Ndërkohë në kuadër të këtyre operacioneve është bërë  i mundur sekuestrimi i 14 aparatë celularë dhe 1 automjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *