E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Krujë, mbyllen furrat e gëlqeres

Pese vjet më parë nisi aksioni për mbylljen e furrave të gëlqeres në Krujë e Fushë Krujë. Por megjithë kontrollet e shumta, autoritetet nuk e kanë fituar betejën me këto ndotës masiv të ajrit.

 

Inspektorët kanë zbuluar së fundmi 33 gropa te reja, të cilat sipas tyre do të mbyllen.

 

Reklamë

Inspektorati Ndërtimor, ai i Mjedisit dhe policia nisën punën për shkatërrimin e furrave të paligjshme.

Ministri i mjedisit Blend Klosi paralajmëroi se do të ketë ndëshkime për këdo që tenton të rihapë gropat.

 

Kjo barbari mjedisore sipas Klosit, është përgjegjësi kolektive, e institucioneve të shtetit dhe pushtetit lokal.

 

Bashkia e Krujës tha se nuk kishte dijeni se në pronësi të kujt ishin furrat e gëlqeres. Po ashtu nuk ka të dhëna nëse inspektorët lokalë do të mbajnë përgjegjësi për lejimin e masakrës mjedisore.

 

Në vitin 2013 Ministria e Mjedisit identifikoi mbi 200 furra gëlqereje ne Krujë e Fushe Krujë. 109 prej tyre u pezulluan, por që nga ajo kohë e deri më sot, shumë grupe të tjera që djegin goma kanë qenë aktive.

Më shumë video

Reklamë