Një nga fushat në krah të bashkisë së Krujës, prej vitesh e shndërruar në një vend grumbullimi mbjetesh ilegal, është rikthyer në dinjitetin e dikurshëm. Mbetjet urbane janë zëvendësuar me pemë.

 

“Tashmë e gjithë sipërfaqja është pastruar nga Bashkia e Krujës dhe me ndihmën e Mileu Kontakt (Milieu- kontakt) tashmë ne jemi duke e pyllëzuar me bli. E kemi filluar me ullinj dhe po e mbyllim me bli duke shpresuar që në një të ardhme të afërt të kthehet në një fushë për argëtimin e qytetarëve, në një lulishte për qytetin e Krujës. Kjo është dhuarata më e mirë që mund ti bëjmë vetes tonë, kjo është dhurata më e mirë që mund ti bëjmë fëmijëve tanë por edhe komunitetit tonë, të mbjellim sa më shumë pemë për të krijuar oksigjenin tonë”, tha zëvendës ministrja Çuçi.

 

Për sekretarin e përgjithshëm të Bashkisë së Krujës, ky është shembulli më i mirë që tregon vëmendjen e shtuar të qeverisë përtej Tiranës.

 

“Ky është një rast për të dhënë një shembull mjaft të mirë për ti kthyer krujës traditën që ka pasur që në kohën e Skënderbeut, që çdo çift i ri mbillte nga një pemë dhe besojmë që prezenca e zëvendës ministers sot tregon një vëmendje të kthyer dhe të munguar për qytetin e krujës, që për shumë dekada ka qenë një nga qytetet më të pastra të Shqipërisë”, tha sekretari i Përgjitshëm i Bashkisë së Krujës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *