E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Krujë, digjet makina e policit

Një tjetër shpeshim me tritol është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Halil të Krujës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23.30, ndërsa shënjestër ishte punonjësi i policisë rrugore në Tiranë, 60 vjecari Agron Voga. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar hodhën një sasi lënde plasëse në banesën e Vogës.

 

Për pasojë, u dëmtua makina, e cila ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë. Policia dyshon se atentati është i qëllimshëm, pasi në vendngjarje janë gjetur edhe dy granata dore. Sulmi, sipas hetimeve të para lidhet me detyrën e Vogës si polic i qarkullimit rrugor në kryeqytet.

Më shumë video

Reklamë