E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kronologjia/ “Ulu policia”, si ndodhi grabitja në Tiranë, në banesë ndodheshin vetëm dy të moshuar

Është zbardhur e gjithë kronologjia e ngjarjes që u shënua mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një banesë në pronësi të Gim Himës në fshati Prush ra pre e grabitjes.

Gjatë momentit që kanë hyrë në banesë grabitësit, brenda kanë qenë dy të moshuar. Kur kanë hyrë në banesë janë prezantuar si efektivë duke thënë“ulu policia” dhe menjëherë kanë nisur planin e grabitjes.

Reklamë

Grabitja brenda banesës nuk ka zgjatur shumë minuta, pasi fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kanë njoftuar policinë. Ekspertët shpresojnë që të gjejnë gjurmë nga autorët, ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës për të ndihmuar hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve.
Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 19:13 minuta. Autorët e grabitjes kishin hyrë në banesë të armatosur dhe pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ata kanë përhapur zjarr. Kundërpërgjigjja nga ana e uniformave blu ka qenë e menjëhershme, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Fill pasi dëgjuan fenelinat e policisë hajdutët hipën në makinë dhe tentuan të largoheshin. Një prej policëve, i cili e njihte mirë zonën dhe pronarin e shpisë ka hapur derën e makinës së autorëve dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit. Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar dhe makina e autorëve është larguar. Polici për fat të mirë nuk ka pësuar dëme.

Reklamë

Dyshimet e para janë se tre grabitësit janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë, ndërsa në ndjekje të tyre janë vënë RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe policia e Tiranës.

Po ashtu, janë ngritur edhe pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë