Teatri kombëtar është bërë sërish shkak për përplasjen mes një grupi artistësh dhe forcave të policisë.

 

Që prej orëve të mëngjesit, para teatrit u vu re prani e shtuar e uniformave blu, ndërkohë që disa nga aktorët thanë se u dhunuan.

 

Gjatë oaradites, në mbështetje të aktorëve shkoi edhe kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe drejtues të tjerë të opozitës.

 

Lideri demokrat tha se prishja e teatrit kombëtar është një projekt mafoz që shëbren për pastrimin e parave të drogës.

 

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

 

Ky është një projekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij.Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës.Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet. Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës.Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çështja është që para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi.

 

 

 

Të gjendur në këtë situatë, aktorët dhe protestues të ndryshëm menduan një rrugë tjetër për tu futur në ambientet e brendshme. Ata kanë zgjedhur pikërisht pjesën që nuk ruhej me policë, dritaret anësore të Teatrit.

 

Ata që u ftutën brenda nga dritaret hapën edhe derën kryesore.

 

Nga salla e teatrit, kreu i PD basha tha se banda e Ramës kishte nisur cmontimin e paisjeve për ta bërë gati ndërtesën për shembje.

 

Ndërkohë, grupi i artistëve i mbështetur dhe nga aktivistë të shoqërisë civile si dhe mbështetës të opozitës, vazhdojnë të qëndrojnë para sheshit të teatrit.

 

Mazhoranca kërkon të shembë ndëtesën aktuale, për ti hapur rrigë ndërtimit të një teatri të ri me parametra modernë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *