Subscribe

 

Këto janë pamjet e vrasjes së dyfishtë që tronditi Tiranën pasditen e kësaj të marte.

 

Siç duket edhe nga videoja e siguruar nga “Vizion Plus”, Arsen Muskurti futet qetësisht brenda biznesit të vëllait të tij 44 vjeçar Dritan Muskurti, debaton për pak momente dhe i lë të vdekur në vend atë së bashku me bashkëshorten e tij, Nora Muskurti, 33 vjeçe.

 

Pamjet tronditëse tregojnë edhe momentin kur Arsen Muskurti, që ndryshe njihej edhe me emrin Hamza Kastrioti, lë vendin e krimit me gjakftohtësi dhe largohet ngadalë në këmbë.

 

Pasi dëgjojnë të shtënat, komshinjtë dhe kalimtarët futen brenda dhe shohin trupat e pajetë të çiftit.

 

Sipas policisë, krimi i rëndë ndodhi për shkak të një konflikti të hershëm familjar. Burimet konfirmuan për “Vizion Plus” se mes dy vëllezërve, praktikantë të besimit mysliman, debatet kishin nisur prej vitesh sepse nuk gjenin dakordësi për biznesin.

 

Konfliktet mes vëllezërve ishin pasqyruar edhe në rrjetin social “Facebook”, ku Arsen Muskurti shprehej gjithë urrejtje për vëllanë dhe kunatën e tij.

 

Ai akuzonte vellane dhe kunaten se kishte shpifur ne rrjetet sociale duke thene se ne biznesin e Arsenit, abuzohej seksualisht me vajzat qe punonin aty.

 

Madje si per ti mohuar zyrtarisht keto akuza Arsen Muskuti kishte marre edhe firmat e vajzave punetore, te cilat deklaronin se ne biznesin e Arsenit nuk kishin hasur asnje problem.

 

Nga ana tjeter Arseni akuzonte vellain Dritanin dhe kunaten se po punonin pisetr me agjencine turistike ne kurriz te besimtareve qe dergonin per pelegrinazh ne vendet arabe.

 

Madje Arseni shkon deri atje se deklaron ne rrjetet sociale se vellai  tij dritani e kishte nderruar emrin ne Alban per shkak te problemeve me drejtesine ne Itali.

 

Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes në zonën e 5 Majit, ku edhe banon. Ngjitur me shtëpinë e tij jetonin edhe viktimat.

 

Në momentin e arrestimit, Arsen Muskurti ishte në prani të bashkëshortes, djalit dhe avokatit dhe dyshohet se përmes Rrugës së Arbrit do të arratisej drejt Dibrës.

 

Pistoletën me të cilën kreu vrasjen ai e kishte hedhur në kosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *