Kroacia është një realitet i bukur i këtij botërori. Me ulje ngritjet e veta, me fatin në kurriz , me kritikat që mund ti adresohen, me entuziazmin që e rrethon. Kjo është kombëtarja ballkanase që po përjeton momente lavdie që do ti kishte zili cdo shtet i përmasave të vogla si ky vend ballkanas.

 

Natyrisht që të shohesh kroatët në të tilla nivele nuk është aspak çudi dhe rastësi. Kroatet janë një popull që e duan sportin, e ushqejnë atë që në vegjëli dhe e ujisin cdo ditë brezave me të njëjtin pasion prej dekadash. Edhe kur ishin brenda republikës Jugosllave ata i jepnin përfaqësueses së madhe të asaj kohe emra të çmuar, shpesh edhe bërthamën e ekipit. Prej 3 dekadash tashmë e ndajnë për vete gëzimin e sukseseve në arenen ndërkombëtare.

 

Ndonëse nuk kane fituar asgjë në shumë turne kanë treguar një futboll të bukur që ka bërë pas vetes shumë fansa pavarësisht ngjyrave të flamurit. Kështu po ndodh edhe në Rusi, ku kroatët kanë siguruar për herë të dytë në histori qenien mes 4 më të mirave të botës. Tani kanë në dorë dicka të artë, të madhe shumë, atë të shkuarjes në finale, një ëndërr që iu ndërpre në mes Bobanit, Prozineckit, Asanovicit, Shukerit, Boksicit, Jarnit etj nga Franca vendase në botërorin e 1998.

 

Këtë të mërkurë këtë ëndërr kanë për të detyre ta rikthejne në vëmendje dhe ta cojnë më tej grupi i yjeve të sotëm me Subasic, Lovren, Versaliko, Rakitic, Modric, Perisic, Madzukic etj. Kundër Anglise, Krocia duhet të thyeje edhe skeptiket e fundit, ata që thone se ballkanasit nuk janë të denje për të qënë kampione, sepse kanë ardhur ne gjsyëmfinale duke fituar me penallti me Danimarken dhe Rusinë.

 

Po ashtu Kroacia duhet ti dalë në krah atyre që kanë bërë kryq dhe kanë vënë bast për të, ata të cilët kur duan të bindin dike për skuadran e  Dalic, justifikohen me faktin se kjo kombëtare ka mesfushën më të mirë në botë falë dy yjeve Modric dhe Rakitic e që është skuadra që mundi me lehtësi maksimale Argjentinen e Leo Messit. A mjaftojnë këto për të shkuar në Luzhniki? Fusha do ta tregojë./ E.Sina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *