E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kroacia likujdon Spanjën në frymën e fundit

Kroacia ka fituar në mënyrë spektakolatre duelin shtëpiak në grupin 4 të Ligën A duke mundur Spanjën 3 me 2 vetëm në frymën e fundit.

 

Të gjithë u shënuan në pjesën e dytë, fillimisht me vendasit falë Kramaric. Megjithatë reagimi I Spanjës ishte I shpejtë dhe Ceballos gjeti barazimin.

 

Reklamë

Megjithatë ballkanasit reagojnë fort dhe shkojnë sërish në avantazh në minutën e 69 përpara se Sergio Ramos të barazonte rezultatin me 11-metersh. Megjithatë Jedvaj u kthye ne hero për Kroacinë me golin e realizuar në minutën e 93.

 

Ndeshja e fundit në grup është ajo mes Kroacisë dhe Anglisë, kush fiton merr kreun e grupit dhe luan në play off.

 

Spanja I ka mbyllur takimet e veta dhe e vetmja mënyrë që të mbajë kreun është që mes Anglisë dhe Kroacisë të ketë barazim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë