E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kroacia i dhuron mijëra vaksina Kosovës

Ilustrim · Vizion Plus

Në Kosovë arritën të enjten 10,000 vaksina kundër koronavirusit, të bëra dhuratë nga Kroacia.

Donacioni u pranua gjatë një takimi të ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, dhe drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijella Barishiç.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk bëhet e ditur se të cilit prodhues janë vaksinat.

Marrëveshja për këtë donacion është nënshkruar më 24 maj nga Barishiq dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit.

Deri të enjten janë dhënë gjithsej 90,217 vaksina.

Aktualisht, në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, që përfshin personat e moshës 65-79 vjeç.

Faza e tretë e vaksinimit masiv është paralajmëruar se do të nisë javën e ardhshme.

Kosova ka pranuar donacione vaksinash nga Bashkimi Evropian dhe nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Muajin e kaluar, autoritetet kanë njoftuar për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për sigurimin e mbi 1 milion vaksinave, por nuk dihet ende se kur do të arrijnë ato në Kosovë./ REL

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh