Kroacia dhe Zvicra jane dy skuadrat e radhës qe siguruan te drejtën per te mare pjese ne finalet e botërorit Rusi 2018. Ne stadiumin Karaiskaqi, Kroacia i rezistoi Greqisë ne sfidën e dyte te playoffit duke e mbyllur kete ndeshje me rrjeta te paprekura. Te zotet e shtëpisë e nisen me mjaft vrull takimin ne kërkim te përmbysjes se rezultatit 1-4 ne takimin e pare. Rasti i pare i takoi Torosidhis ne minutën e 17, por miqtë ishin pranë golit 3 minuta nga fundi i pjesës se pare me Perisic. Ne pjesën e dyte përsëri vendasit me Mitroglu ne kërkim te zhbllokimit te shifrave, ndërsa ne te 79-en gjyqtari Kaipers anuloi nje gol te heleneve per pozicion jashtë loje te Janiotas qe shërbeu per Pelkas. Rasti i fundit i takoi Tahsidhise, por pa arritur te gjente edhe ai rrjetën.

 

I njëjti rezultat edhe ne Bazel 0-0 mes Zvicrës dhe Irlandës se Veriut me këta te fundit qe largohen fale nje penalltie te dyshimte ndaj tyre tre dite me pare ne Belfast. Nest Jakob Park nje loje me e mire e vendasve te cilët rrezikuan qe ne fillim me Seferovic. Se bashku me Shaqirin te dy lojtaret zvicerane ishin nje panik i vërtete per mbrojtjen irlandezo veriore. Por pjesa e dyte ishte me e mire per miqtë te cilët rrezikuan me Uashington. Zvicra ne vështirësi per te mbrojtur rezultatin, ndërsa heroi i tyre ishte përsëri Rikardo Rodrigues qe ashtu si ne Belfast ne rastin e penalltisë, edhe ne Bazel shpëtoi nje gol te sigurt ne minutën e 92,  duke hequr ne limit nje goditje me koke Tee Vans. Përfundimisht 0-0, Irlanda e Veriut jashtë botërorit, një bilete qe mungon qe nga viti 1986.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *