Subscribe

Dubrovniku bashkoi në një takim kokë më kokë kryeminstrin Edi Rama dhe homologun e tij grek Alexis Tsipras përpara fillimit të samitit të 8-të të vendeve të Europës qëndrore, asaj juglindore si dhe Kinës, të njohur si iniciativa 16+1.

Biseda mes kryeministrave Rama e Cipras u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.

Kryeministri Rama vlerësoi qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Por nderkohe mediat greke shkruajne se ne takim eshte biseduar per te drejtat e minoritetit grek dhe hapat qe do te ndermerren ne te ardhmen.  Sipas agjensise shteterore te lajmeve ne vendin fqinj eshte folur edhe per ceshtjen e tekseve si dhe varrezat e ushtareve greke ne territorin shqiptar.

Takimi vjen pas marrëdhënieve të tensionuara pas deklaratës së kryeministrit grek në samitin e Bukureshtit I cili u shpreh pesimist për perspektivën europiane të Shqiperise. Cipras la te kuptohej athere se Greqia nuk do ta mbështesë Shqipërinë nese cenohen pronat e minoritetit grek ne Himare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *