E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Krizia venezueliane, Guaido bën thirrje për goditje paralizuese ndaj Maduro

Udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaido ka bërë thirrje për të përshkallëzuar protestat për të larguar nga pushteti presidentin Nicolás Maduro.

 

Reklamë

Guaido u kërkoi të punësuarve publikë që të ndërpresin punën pasi një gjë e tillë do të çonte në grevë të përgjithshme.

 

Reklamë

Një grua u vra dhe dhjetra u plagosën kur protestuesit dhe forcat e sigurisë u përleshën në Karakas të mërkurën.

 

Maduro ndërkohë hodhi poshtë sugjerimet se ai kishte qenë i gatshëm të largohej dhe akuzoi SHBA për drejtimin e një grushti shteti.

 

Ata që përfshiheshin do të dënoheshin, tha ai.

 

Tensionet e krizës venezueliane po sjellin gjithashtu edhe acarrim të marrëdhënieve midis SHBA dhe Rusisë.

 

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA mund të ndërmarrë masa ushtarake për të zgjidhur krizën ndërsa akuzoi Rusinë dhe Kubën për destabilizimin e Venezuleës me mbështetjen e tyre ndaj Maduro.

 

Kurse ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Pompeos se ndikimi i Amerikës ndaj Venezuelës ishte destruktiv dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

 

Guaido shpalli veten udhëheqës të përkohshëm të Venezuelës në janar dhe është njohur nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e Amerikës Latine.

 

Por Maduro I cili ka mbështetjen e Rusisë, Kinës si dhe kontrollin e ushtrisë ka refuzuar të heqë dorë nga pushteti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë