E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Krizë në tregun e pronave, shoqata: Të gjithë presin rivlerësimin e propozuar me 3 për qind

Shoqata Kombëtare e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme i ka kërkuar qeverisë të bëjë rivlerësimin e pronave me një tatim të korrigjuar në nivelin 3 %.

“Vonesa në trajtimin parlamentar të këtij propozimi, mungesa e konkretizimit të tij dhe paqartësia për të ardhmen ka sjellë efekte tepër negative në bllokimin momental të tregut”, thuhet në kërkesën e shoqatës.

Janë mijëra qytetarë që aktualisht i kanë pezulluar transaksionet në pritje të vendimit të qeverisë.

Ndërkohë agjentet e tregut i bëjnë apel mazhorancës që të marrë sa më shpejt një vendim përfundimtar, në mënyrë që tregu t’i rikthehet normalitetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë