Në ditën e 13-të të luftës, ushtria izraelite ka vijuar bombardimet në Gaza, ku të paktën 30 persona kanë gjetur vdekjen dhe 21 janë plagosur, pas raketave të lëshuara.

 

Gjithashtu në Bregun Perëndimor forcat izraelite kanë zhvilluar një inkursion dhe prej përleshjeve kanë gjetur vdekjen disa palestinezë, mes të cilëve edhe dy adoleshentë.

 

Frika më e madhe megjithatë mbetet ajo e përhapjes së konfliktit rajonal, me grupimin militant Hezbollah në Liban, i cili është mobilizuar dhe tensionet në veri të Izraelit mbeten të larta.

 

Po ashtu avionët luftarakë izraelitë kanë hedhur raketa mbi  disa  kulla banimi në  Rripin e Gazës , ku kanë mbetur të vdekur 9 persona, mes tyre 7 fëmijë. Po ashtu disa civilë kanë mbetur  të bllokuar nën rrënoja.

 

Ndërkohë situata paraqitet katastrofike në spitale , ku 3 prej tyre kanë ndërprere punën për shkak të mungesës  së karburantit për furnizimin e gjeneratorëve.

 

Luftime ka patur edhe në rrugët  që të çojnë në pikën e kalimit kufitar  me Egjiptin, ku dhe do të dërgoheshin ndihmat, çka po e vështirëson situatën humanitare .

 

Dritën jeshile e kanë marr vetëm 20 kamionë, por sipas ekspertëve  kjo është shume pak për  përmbushjen e te gjitha nevojave.

 

Po ashtu makineri për riparimin e rrugëve të hedhura në erë janë dërguar përmes pikës kufitare Rafah.

 

Nga ana tjetër OKB  i ka kërkuar Izraelit të shmangë një “katastrofë humanitare” në Gaza duke lejuar hyrjen e ndihmave.

 

Bilanci  i të vrarëve po rritet nga ora në orë, ku deri me tani janë shënuar më shumë se 4000  viktima nga të dyja palët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *