Kriza shëndetësore në Indi/ BE, ndihmë 100 milionë euro

Bashkimi Evropian i ka ofruar Indisë 100 milionë euro për të përballuar krizën e krijuar nga pandemia. Përmes një videoconference, kryeministri indian mori pjesë në një samit me udheheqësit e BE-së, ku foli për sfidat që po kalon vendi i tij.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen tha se vendet anëtarë të bllokut qëndrojnë në krah të New Delhi.
“17 vende të BE-së kanë dhënë më shumë se 100 milion euro ndihmë Indisë për të perballuar situaten me pandemine, duke përfshirë gjeneratorët e oksigjenit, ilaçet ndersa ishin të gatshëm të dërgonin edhe më shumë ne te ardhmen.”
Gjithashtu, Bashkimi Evropian dhe India ranë dakord për të rifilluar negociatat mbi një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë, tetë vjet pasi dështoi përpjekja e tyre e parë në vitin 2013. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se marrëveshja shënoi një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.
“Ndërsa bisedimet tregtare vazhdojnë, negociatat paralele do të zhvillohen mbi mbrojtjen e investimeve dhe treguesit gjeografikë – një interes kryesor për BE, i cili i kushton rëndësi mbrojtjes së produkteve të tij dalluese – në mënyrë që të përshpejtojë procesin”
Liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën në qytetin portugez Porto për një samit dyditor, për herë të parë këtë vit, për të diskutuar mënyrën se si të zvogëlojnë efektin e pandemisë në bllokun me 27 anëtarë.
Një ditë më pare, udhëheqësit e Bashkimit Evropian diskutuan edhe propozimin e Shteteve të Bashkuara për të shpërndarë teknologjinë dhe të dhënat për të prodhuar vaksinat në shumë vende, duke theksuar se nuk ishte nje zgjidhje e shpejte.



